“Po dënohet vetëm një palë”, Meçaj dhe Dervishaj ngrejnë tonet në GJKKO: Zoti më ndihmoi mua, jo Andi Malokun

“Po dënohet vetëm një palë”, Meçaj dhe Dervishaj ngrejnë tonet në GJKKO: Zoti më ndihmoi mua, jo Andi Malokun

plarent dervishaj dhe arjan ndoj TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO për atentatin në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (i njohur si Rrumi i Shijakut), kanë reaguar dy nga të pandehurit kryesorë të çështjes: Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj. Julian Meçaj, i njohur si ish-anëtar i të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, u shpreh i revoltuar përballë trupit gjykues, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e dëshmive dhe mbi respektimin e të drejtave të tij si i pandehur. “Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë, kur asnjëri prej tyre nuk më njeh dhe as i njoh. Nuk po di më si të mbroj veten time. Nuk ka logjikë kjo. Po...