Autori u vetëdorëzua/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit është e porositur

Autori u vetëdorëzua/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit është e porositur

Gazeta italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, pas dorëzimit të autorit. La Repubblica thekson se vrasja e biznesmenit dyshohet se është e porositur. Gjithashtu në artikull shkruhet se natën e ngjarjes plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, baba i dy fëmijëve dhe asnjë nga personat e tjerë që ishin të pranishëm. Megjithatë dinamika e vrasjes mbetet ende e paqartë. Artikulli i plotë i La Repubblica: Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës njeriu i kërkuar për vrasjen e Edoardo Sarchit, sipërmarrësit 44-vjeçar të ndërtimit që humbi jetën nga një plumb në Shqipëri, mbrëmjen e 26 shtatorit. Bëhet fjalë për Kamber Sulçajn, një 48-vjeçar që kërkohej nga policia që prej 29 shtatorit si autor i dyshuar i vrasjes...