E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prizren, ku një burrë ka masakruar me thikë gruan dhe vajza e tij të mitur. Prokuroria Themelore në Prizren bën me dije se gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë. Ndërkohë, është arrestuar autori i ngjarjes.  Njoftimi:  Prizren, 17 Tetor 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e...