E bujshme nga Gjermania, Barcelona monitoron sulmuesin shqiptar që shkëlqeu në Kualifikuese

E bujshme nga Gjermania, Barcelona monitoron sulmuesin shqiptar që shkëlqeu në Kualifikuese

Barcelona është një ndër klubet që po monitoron nga afër sulmuesin e talentuar të Kosovës, Fisnik Asllani, sipas raportimeve të Sky Germany. 23-vjeçari, që po shkëlqen këtë sezon me Hoffenheimin, thuhet se ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me klubin gjerman dhe po planifikon të ndërmarrë hapin e radhës në karrierë verën e ardhshme. Megjithatë, ka një kusht të qartë: klubi i tij i ardhshëm duhet të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. Barcelona është një nga klubet e interesuara për kartonin e Asllanit, sidomos duke pasur parasysh pasigurinë që rrethon të ardhmen e Robert Lewandowskit në “Camp Nou”. Për më tepër, vetë Asllani e ka pranuar në të kaluarën se ëndrra e tij është të luajë për Barcelonën. Pas kthimit nga një...