Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtyhet seanca për ish-Presidentin, avokati tregon a do e mbajë zotimin për ta liruar nga qelia brenda muajit
Avokati Kujtim Cakrani, pas shtyres së seancës në Apelin e GJKKO-së për ish-Presidentin Ilir Meta, ka deklaruar se çështjen do ta dërgojë në Strasburg.kujtim cakraniPërfaqësuesi ligjor i Metës u shpreh se “gjykatat shqiptare janë të kapura”, dhe sipas tij, kjo është arsyeja përse ish-Kreu i Shtetit nuk paraqitet në seancat gjyqësore ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. “Ne nuk presim nga gjykatat shqiptare, janë të kapura. Do e çojmë në Strasburg, kjo është arsyeja pse Ilir Meta nuk paraqitet në Gjykatë”, tha ai. Pyetjes nëse do e lirojë Metën nga qelia brenda muajit, ashtu siç deklaroi më 1 Tetor, iu përgjigj: “Unë e di shumë mirë pse e mbajnë në paraburgim. Jam në betejën time ligjore, janë në vijimësi, armët e mia këto jam....