“Mos na fyeni inteligjencën”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj “shpërthejnë”: Mos na ngarkoni gjëra kot

“Mos na fyeni inteligjencën”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj “shpërthejnë”: Mos na ngarkoni gjëra kot

Vijon në GJKKO seanca për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit, ku u plagos Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi” dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. Dy të akuzuarit Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj ka deklaruar se po u shkelet e drejta e një procesi të rregullt ligjor. “Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen. Po dënohet vetëm një pale, ndërsa pala tjetër është e lirë, këtu nuk është cilësuar ende kush ka qenë shënjestër. Për ngjarjen time të qershorit, unë e quaj fat qe ne kemi qene në atë makine kemi shpëtuar sepse kam pasur dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj zoti ndërsa Andi Malokun se ndihmoi. Nuk po kërkoj mëshire nga ju në lidhje me këtë çështje,...