Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri, ‘La Repubblica’: Vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit

Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri, ‘La Repubblica’: Vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri vazhdon të bëjë jehonë në mediat italiane. ‘La Repubblica’ shkruan për autorin e dyshuar të vrasjes së Sarchit, ku ndër të tjera shkruan: Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës Kamber Sulçaj, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit italian 44-vjeçar Edoardo Sarchi, që u vra me një plumb në kokë në mbrëmjen e 26 shtatorit në Tepelenë. Gjatë vetëdorëzimit, Sulçaj dorëzoi edhe armën e gjuetisë me vjaska që dyshohet se u përdor në krim, si dhe lejen për armën. Media italiane shkruan se policia shqiptare e konsideron ngjarjen si një krim i kryer në rrethana të tjera cilësuese dhe po e interviston për motivet dhe detajet e saj. Si ndodhi ngjarja: Kamber Sulçaj u identifikua dhe...