Këlliçi në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po ngushton hapësirat e opozitës në Kuvend, shkelje e Kushtetutës dhe e rregullores

Këlliçi në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po ngushton hapësirat e opozitës në Kuvend, shkelje e Kushtetutës dhe e rregullores

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar mazhorancën për kufizim të hapësirave që i takojnë opozitës në Kuvend, duke e cilësuar këtë një veprim antikushtetues dhe të patolerueshëm. ‘Po ngushtoni hapësirat që ka opozita në Kuvend. Kjo është anti-Kushtetuese dhe e pa tolerueshme. Opozita nuk kërkon trazirë dhe nuk është për jo normalitet,  po na e impononi ju reagimin e fortë. E impononi ju me shkeljen e Kushtetutës’, është shprehur Këlliçi. Ai reagoi ashpër ndaj tentativave për të ndryshuar traditën e pyetjeve që i drejtohen institucioneve të pavarura, duke e lidhur këtë me frikën që, sipas tij, mazhoranca ka nga raportimet e drejtësisë. ‘Ju donit dje të ndryshonit traditën e pyetjeve për institucionet e pavarura për shkak se...