Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Udhëheqësi i grushtit të shtetit në Madagaskar betohet si President
Udhëheqësi i grushtit të shtetit në Madagaskar, Mikael Radraniarina, u betua sot, të si President i vendit, pasi ushtria mori kontrollin e pushtetit në ishull gjatë kësaj jave. Më herët, pati protesta ku udhëheqës ishin të rinjtë dhe të cilat çuan në arratisjen e Andry Rajoelina. Rajoelina, ndaj të cilit Asambleja Kombëtare vendosi nisjen e procedurave për shkarkim pasi u largua jashtë vendit gjatë fundjavës së kaluar, dënoi marrjen e pushtetit nga ushtria dhe refuzoi të japë dorëheqjen, pavarësisht dezertimeve të shumta nga forcat e sigurisë. Bashkimi Afrikan dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënuan grushtin e shtetit, i cili ndodhi pas javësh protestash të udhëhequra nga brezi “Gen Z”. “Do t’i përmbush plotësisht, tërësisht dhe drejt detyrat e larta të...