Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
FOTO – Babai dhe dy djemtë qëlluan për të kërcënuar fqinjin e tyre në Trush të Shkodrës, gjendet pistoleta
Në vijim të hetimeve që po kryhen për dokumetimin e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në fshatin Trush, ku 3 shtetas dyshohet se qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, për të kanosur fqinjin e tyre, shtetasin P. N., për motive të dobëta, bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit në pronësi të shtetasit kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje, të cilën autorët e dyshuar e kishin fshehur afër banesës së tyre. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale. Dy ditë më parë policia sekuestroi...