Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqyrtimi i dy komisioneve të propozuara nga PD, Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Po zhbëni pluralizmin
Po mbahet sot Konferenca e Kryetarëve ku po shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal” si dhe ajo për “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 maj 2025”. Pjesë e rendit të ditës është dhe kërkesa për ‘Zhvillim të mocionit me debat’. Ditën e djeshme Kuvendi i mbyll pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që t’i drejtonte vetë pyetjen Komisionerit për Mrojtjen nga Diskriminimi, dhe jo që ky...