Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e përjashtimit social në Europë dhe në 2024, rekord Veriu

Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e përjashtimit social në Europë dhe në 2024, rekord Veriu

Në Shqipëri, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT. Kjo do të thotë se 40.5 % e popullsisëplotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.Ndonëse në krahasim me vitet e mëparshme rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social është ulur (nga 44.5%),...