Kryeministri Rama, thirrje investitorëve turq: Ejani të punojmë bashkë për suksesin, të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

Kryeministri Rama, thirrje investitorëve turq: Ejani të punojmë bashkë për suksesin, të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turq që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, teksa përcolli një mesazh në forumin e biznesit Turqi – Shqipëri. Rama vlerësoi raportet mes dy vendeve dhe tha se duhet të dyfishojnë shkëmbimet tregtare. “Sot Shqipëria dhe Turqia janë ato dy duar që duartrokasin së bashku historinë e një miqësie që nuk njeh kthesa, e një partneriteti, që forcohet çdo ditë dhe një horizonti që hapet përpara nesh. Shqipëria nuk është më ishulli i mbyllur, sot është një vend i hapur, ishull i bukur ku mund të shumëfishosh investimin tënd në pak vite. Me taksa të ulëta, me energji të gjelbër me turizëm në rritje dhe teknologji që zhvillohet çdo ditë, e me një treg që...