Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
ZYRTARE/ Në prag mrekullie, Kosova nuk humbet kohë, blindon Franco Fodën
I projektuar si një grup “ferri”, por ekipi i Franco Fodës po vë në jetë një mrekulli të vërtetë, janë shumë pranë sigurimit të fazës “play-off”, një objektiv që në fillim dukej jashtëzakonisht shumë i vështirë në një kohë kur goglat i vendosën në një grup me përfaqësuese si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia. Pas 4 ndeshjeve, Kosova e sheh veten në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, plus 4 në raport me Slloveninë, ndjekësin e tyre më të afërt. Në dy sfidat e fundit, “dardanëve” i mjafton vetëm një pikë për të blinduar vendin e dytë. Një meritë të padiskutuar në këtë ecuri të Kosovës ka edhe trajneri Franco Foda. Tekniku gjerman numëron 17 ndeshje në krye të përfaqësueses së Kosovës me një...