Socialistët ‘tallen’ me Berishën në Kuvend/ Balla publikon videon e kryedemokratit: Në foltore e nuk e kupton se nga i vjen zëri

Socialistët ‘tallen’ me Berishën në Kuvend/ Balla publikon videon e kryedemokratit: Në foltore e nuk e kupton se nga i vjen zëri

Një video e postuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tregon kryedemokratin Sali Berisha në foltoren e Kuvendit ditën e djeshme, i cili nuk e kupton se kush po flet në sallë.  Berisha ndodhej në foltore dhe po mbante fjalim ndërkohë që mikrofoni i tij ishte i fikur dhe fjalën e kishte marrë deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi.  Duke u kthyer para dhe pas, Berisha shkakton të qeshura dhe në rreshtin e ministrave. Nga video shihet ministri Pirro Vengu, Besfort Lamallari dhe Adea Pirdeni që qeshin teksa shohin Berishën.