“Albin Kurti, mi i vogël që po bën përçarje”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama ka bërë shumë për Kosovën (VIDEO)

“Albin Kurti, mi i vogël që po bën përçarje”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama ka bërë shumë për Kosovën (VIDEO)

Ish-luftëtari i UÇK-së Nasim Haradinaj, në prag të protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftëtarëve të UÇK-së në Tiranë pasditen e sotme, ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.  Gjatë një prononcimi për ‘Sot live në Shqipëri’ të moderuar nga Nertil Agalliu, Haradinaj tha se Albin Kurti po krijon përçarje mes shqiptarëve.  Më tej ai tha se Kurti diçka të tillë e bën për karrierë dhe për tituj, pasi sipas tij nuk është koha dhe momenti i duhur për të bërë përçarje. Ndërsa vlerësoi edhe kontributin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, teksa tha se ka bërë shumë për kosovarët.  “E kam me debatin me atë njeri që vuan për karrierë dhe për tituj, që në fakt është një egoist në vetvete, sepse nuk ishte as momenti dhe as koha e duhur që ai njeri të krijojë...