Analiza nga CNN: A po e josh Putini Trumpin drejt Moskës? Çfarë fshihet pas telefonatës së gjatë mes dy presidentëve

Analiza nga CNN: A po e josh Putini Trumpin drejt Moskës? Çfarë fshihet pas telefonatës së gjatë mes dy presidentëve

Një telefonatë mbi dy orë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump ka ngritur pikëpyetje serioze mbi qëllimet e Moskës dhe efektin që mund të ketë te politika e jashtme e Uashingtonit. CNN analizon se kjo ishte telefonata e tetë në vetëm tetë muaj mes dy liderëve, dhe vjen në një moment kritik: pak para takimit të Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë dhe mes diskutimeve të nxehta mbi furnizimin e Kievit me raketa amerikane Tomahawk, që kanë kapacitet për të goditur thellë brenda territorit rus. Sipas Kremlinit, telefonata ishte “pozitive dhe produktive”, por në thelb ajo përbënte një përpjekje të qartë për të frenuar mbështetjen ushtarake amerikane për Ukrainën, e cila potencialisht mund të ndryshojë rrjedhën e...