Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Drejtësia ka emër”/ Protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, qindra shqiptarë nga Kosova ‘pushtojnë’ sot Tiranën (Pamjet)
Do të mbahet këtë të premte në Tiranë një protestë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët po përballen me një proces gjyqësor në Hagë, nën moton “Liria ka emër”. Për t’iu bashkua protestës së thirrur në Tiranë, qindra shqiptarë të Kosovës ka nisur që orët e para të vijnë në vendin tonë. Siç shihet edhe nga pamjet, shqiptarët nga Presheva janë gati për të marrë pjesë në protestën sot në Tiranë. Po ashtu qindra automjete nga Kosova kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën Kufitare të Morinës për të marrë pjesë në protestë. Top Channel