Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Agron Gjekmarkaj: Parlamenti është marrë peng, po i bëni atentat opozitës dhe shoqërisë
Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherazi deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka akuzuar mazhorancën socialiste se ka marrë peng Parlamentin e Shqipërisë. Në fjalën e tij gjatë Konferencës së Kryetarëve, Gjekmarkaj theksoi se ky parlament i marrë peng nga PS, po i bën atentat opozitës dhe shoqërisë. "Ju po përpiqeni të depersonalizoni opozitën, por në fakt po depersonalizoni vetveten. Ju nuk e kuptoni në këtë turravrap se duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës, keni ngushtuar liritë e hapësirat tuaja jetike politike e njerëzore! Andej nga e kam unë origjinën, kanë një fjalë të urtë: 'Nuk të mban ajo çfarë sheh!' Kemi parë kësaj ane Vip socialiste e kujtoni Saimir Tahirin, sa pimpant, sa arrogant, sa vrapues e kumbues ka qenë? Njerëzit i dukeshin miza,” është...