Mbahet sot në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, 4 sektorët strategjikë që do të jenë në fokus

Mbahet sot në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, 4 sektorët strategjikë që do të jenë në fokus

Foto ilustruese TIRANË- Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ky forum i nivelit të lartë pritet të mbledhë mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella. Në hapje të aktivitetit pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, të shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private. Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial...