Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Balluku: I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli dhe Sulejmani i Madhërishëm të flasin shqip!
belinda balluku TIRANË- Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila përmendi se disa prej aktorëve të njohur të kinematografisë turke janë me prejardhje shqiptare. Balluku u shpreh gjatë fjalës së saj, se pjesë dërrmuese e shqiptarëve, kanë parë me vëmendje serialet turke, përmes të cilave mësohet dhe historia. “Disa prej aktorëve më të famshëm në Turqi, kanë prejardhje nga toka shqiptare. I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli i ri apo shokët e Sulejmanit të madhërishëm të flasin...