Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Manchester United “hedh grepat” për Dimarco, por ai dhe klubi zikaltër kanë plane të tjera
17 Tetor 2025 10:39 Alfred Lleshi Ky fillim sezoni ka rikthyer Federico Dimarco, të vërtetin tek Interi. Lojtari i lindur më 1997 ka spikatur me performanca të shkëlqyera, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 3 asiste në 8 ndeshje mes Serie A e Champions League. Siç pritej, Dimarco ka hyrë në radarin e klubeve europiane, përfshirë Manchester United, që pritet të rikthejë interesin në janar pas tentativave të vitit të kaluar. Trajneri Ruben Amorim e sheh lojtarin italian si zgjedhje ideale për krahun e majtë të formacionit të tij 3-4-3. Megjithatë, Dimarco ka plane të tjera. Ai dëshiron të qëndrojë tek Interi dhe ta mbyllë karrierën aty, ndoshta edhe si kapiten një ditë. Për këtë, Marotta dhe Ausilio po punojnë mbi rinovimin e kontratës, që i skadon...