Me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, qytetarët e parë nga Kosova drejt Tiranës për protestën: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë

Me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, qytetarët e parë nga Kosova drejt Tiranës për protestën: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë

Që prej orëve të para të mëngjesit dhjetëra qytetarë nga Kosova janë nisur drejt Tiranës për protestën e cila do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej për ish-luftëtarët e UÇK-së  Teksa kalojnë me makinat e tyre veshur me flamuj kuq e zi, flamuj të UÇK, këngë patriotike dhe bluza të stampuara ‘Liria ka emër’, qytetarët shprehen mjaft entuziastë për këtë protestë të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.  “Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë; Jemi nisur për Tiranë për protestën e organizuar nga veteranët e UÇK. I urojmë kthim sa më shpejt në Kosovë; Po shkojmë në Shqipëri për protestën.   Urojmë që t’ia arrijmë qëllimit për t’i liruar thanë disa prej qytetarëve nga Kosova për Report Tv teksa po kalonon në pikën kufitare të Morinës