Tubimi pro UÇK-së në Tiranë, me flamuj kuqezi e këngë patriotike nisen autobusët e parë nga Prishtina

Tubimi pro UÇK-së në Tiranë, me flamuj kuqezi e këngë patriotike nisen autobusët e parë nga Prishtina

Katër autobusët e parë janë nisur nga një pikë në Prishtinë drejt Tiranës me protestuesit pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në tubimin e orës 17:00, në sheshin “Skënderbej”.  Me flamuj kuqezi, simbolet e UÇK-së dhe këngë patriotike, qytetarët nga Kosova kanë nisur kështu marshimin drejt Shqipërisë për protestën gjithëkombëtare.  Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, Kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama zbuloi se OVL/UÇK i janë vënë në dispozicion gjashtë autobusë pa pagesë, që do të nisen nga kryeqyteti i Kosovës.  “Ne kemi pasur takime dhe biseda me organizatën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kemi pasur kërkesë që t’ju ndihmojmë me transportin. Gjashtë autobus prej Prishtinës do të nisen për në Tiranë. Edhe kjo ka qenë kërkesa,...