Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Gjykata e Hagës do të përfundojë një hiç”, Fatos Klosi mbron ish-drejtuesit e UÇK-së: Nuk u dhamë asnjë fishek, vetëm informacion
Ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi procesin e Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, një padrejtësi dhe që sipas tij do të përfundojë në një hiç. Klosi tha se ata nuk kanë bërë asnjë krim. Duke folur për luftën, Klosi u shpreh se Shqipëria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për UÇK-në, por i ka mbështetur duke u dhënë informacione. “Jemi përballë një padrejtësie. Procesi në Hagë nisi me një akuzë shumë të rënda nisi me hatër pas një vendimi që u mor në Asamblenë Evropiane mbi akuzat e Dick Marty. Akuzat për Shtëpinë e Verdhë ranë dhe tani kanë ngelur keq. Erdhën dy dëshmitarë të mbrojtjes dhe thanë se kurrë nuk i kemi konsiderua terroristë dhe që po bënin...