Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në, Çupi: Tregojnë fytyrën e tradhtarëve të kombit
Sali Berisha dhe Albin Kurti kanë vendosur të mos marrin pjesë në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së, protestë e cila do të mbahet sot në Tiranë, në orën 17:00. Analisti Frrok Çupi tha në “Tirana Live” në ABC News se protesta nxori në pah fytyrat e vërteta të tradhtarëve të kombit shqiptar, sipas tij, të dyshes Kurti-Berisha. Ai shtoi se Berisha e ka bojkotuar gjithmonë çështjen e Kosovës, edhe kur u shpall pavarësia e saj. “Ky tubim ka një emër shumë të madh. Emri i këtij tubimi është shumë historik, që i jep vlera kombit shqiptar. Kjo është me një vlerë më të shtuar, për arsye se i dëshmojnë botës se shqiptarët dinë të marrin vendime politike dhe e dyta se shqiptarët dinë ta mbrojnë fitoren që kanë arritur. Ky manifestim është...