‘Liri për Çlirimtarët’/ Vjosa Osmani ‘tradhëton’ Albin Kurtin, vjen në Tiranë për protestën (VIDEO)

‘Liri për Çlirimtarët’/ Vjosa Osmani ‘tradhëton’ Albin Kurtin, vjen në Tiranë për protestën (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vjen në Shqipëri.  Eskorta shoqëruese e presidentes së Kosovës, është filmuar teksa kalon kufirin në një moment që shumë automjete të tjera, të veshura me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën ‘Liri për Çlirimtarët’. Kjo protestë është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen të paraburgosur në Hagë.  Në protestë pritet të marrin pjesë dhe figura politike të Shqipërisë, sidomos një pjesë e madhe nga mazhoranca. Ndërkohë kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë në protestë, ndërsa një ditë më parë akuzoi kryeministrin Rama se mbështeti ngritjen e Gjykatës Speciale të Hagës.