Djali 39-vjeçar dhunon prindërit në Korçë, i kërcënon edhe me thikë

Djali 39-vjeçar dhunon prindërit në Korçë, i kërcënon edhe me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku djali 39-vjeçar ka dhunuar prindërit e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata, me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia. Ndërkohë ka nisur hetimi procedimi penal për shtetasit: -R. M., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare; -për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular dhe një shumë lekësh, në automjetin e një 26-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Top Channel