Dhunoi prindërit dhe i kërcënoi me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Dhunoi prindërit dhe i kërcënoi me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike tek prindërit të tij. Sipas njoftimit të bluve, i arrestuari me inicialet R.I., nuk është ndalur vetëm te dhuna, por dyshohet se ka kërcënuar prindërit me një thikë. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë, 39-vjeçari është vënë në pranga. NJOFTIMI: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata, me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: -R. M., 19 vjeç, pasi...