Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Afera “Bankers”, ja dy prokurorët e SPAK-ut që do të hetojnë mega-dosjen korruptive, në skaner politikanë dhe…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në duar një nga dosjet më të nxehta të viteve të fundit sikundër është afera “Bankers Petroleum”. Hetimi i kësaj dosje i është caktuar prokuroreve speciale Anita Jella dhe Enkeleda Millonai, të cilat pritet të udhëheqin zbardhjen e një skeme të dyshuar korrupsioni që përfshin politikanë, ish-ministra dhe figura të njohura të jetës publike. Sipas ish-deputetit Myslim Murrizi, në dosje përmenden 43 emra të rëndësishëm, përfshirë edhe familjarë të tyre, si dhe nëntë kompani të mëdha që kanë përfituar miliona euro nga kontratat me “Bankers”. Dokumentet e hetimit, të përbëra nga rreth 280 faqe, zbulojnë një rrjet të gjerë përfitimesh ku përfshihen drejtues të administratës, banka dhe studio ligjore. Burime pranë SPAK bëjnë...