Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tirana kryeson në Europë për kthimin e lartë nga qiratë e zyrave, por ekspertët paralajmërojnë risk
Tirana renditet në vendin e parë në Europë për yield-in nga qiratë e zyrave, sipas një analize krahasuese të tregjeve kryesore europiane të kompanisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme “Colliers International”.Për vitin 2025, me një normë kthimi prej 8.5%, Tirana lë pas qytete si Stambolli (8%), Sofia (7.75%), dhe Beogradi (7.5%). Në Tiranë çmimet mesatare të qirave të zyrave variojnë nga 19 euro për metër katror në muaj për zonat sekondare deri në 30 euro për metër katror në muaj te zonat qendrore të biznesit.Krahasuar me rajonin Tirana kryeson në rajon për çmimet e qirave të zyrave, ku në Beograd çmimi mesatar në zonat qendrore është 18 euro për metër katror në muaj, në Zagreb 17.5, në Sofje të Bullgarisë 16 euro për metër katror...