Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Magjepsesh kur dëgjon trajnerin Pep Guardiola të flasë në dhomat e zhveshjes”
17 Tetor 2025 9:52 Telesport Ka vetëm dy muaj që ndodhet në Manchester dhe që tani portieri italian Gigio Donnarumma flet me superlativa për trajnerin spanjoll Pep Guardiola. I ardhur në momentet e fundit të merkatos, portieri 26-vjeçar zbulon emocionet e reja pas transferimit te City. Duke folur për Guardiola, ai tha: “Kur e dëgjon kur flet në dhomat e zhveshjes, magjepsesh. Dhe jo vetëm aty por edhe në stërvitje. E imagjinova kështu, por realiteti është edhe më i mirë nga sa prisja”. “Shpresoj të qëndroj në Manchester City sa më gjatë të jetë e mundur, për të pasur një përvojë vërtet unike. Këtu ndihem mirë. Guardiola më kërkoi me ngulm dhe shpresoj t’ia shpërblej mbështetjen”, tha Donnarumma, që menjëherë është bërë protagonist me “citizens”.