Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti më i paguar për vitin 2025, Messi i dyti
Cristiano Ronaldo kryeson listën e “Forbes” për futbollistët më të paguar në vitin 2025, me 280 milionë dollarë (239 milionë euro). Sulmuesi 40-vjeçar i Al Nassr mbetet lojtari aktiv më i pasur në botë, falë kontratës së tij gjigante në Arabinë Saudite dhe marrëveshjeve të shumta komerciale. Në vend të dytë renditet Lionel Messi me 130 milionë dollarë (111 milionë euro), të ardhura të siguruara nga kontrata me Inter Miami dhe sponsorët globalë. Karim Benzema i Al Ittihad mbyll podiumin me 104 milionë dollarë (89 milionë euro), ndërsa pas tij vijnë Kylian Mbappé i Real Madridit me 95 milionë (81 milionë euro) dhe Erling Haaland i Manchester City me 80 milionë (68 milionë euro). Dhjetëshen e parë e plotësojnë: Vinicius Jr (60 milionë), Mohamed Salah (55...