Sot potesta në Tiranë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së! Pritet rreth 60 autobusë nga Kosova, kush do të marrë pjesë

Sot potesta në Tiranë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së! Pritet rreth 60 autobusë nga Kosova, kush do të marrë pjesë

Sot, më 17 tetor, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës do të zhvillohet një protestë madhështore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Protesta, e cila mban moton “Liria ka emër, Drejtësi për çlirimtarët”, pritet të jetë ndër më të mëdhatë e organizuara ndonjëherë në trojet shqiptare në përkrahje të UÇK-së. Në tubim do të marrin pjesë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe figura të njohura politike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë. Nga Kosova pritet të vijnë rreth 60 autobusë me qytetarë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë njoftuar se “Rruga e Kombit” do të jetë pa pagesë për qarkullim gjatë ditës së sotme, në shenjë solidariteti...