“Mund të kishte vdekur çdokush”/ Shpërthen makina e gazetarit italian Sigfrido Ranucci, dyshohet për atentat

“Mund të kishte vdekur çdokush”/ Shpërthen makina e gazetarit italian Sigfrido Ranucci, dyshohet për atentat

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin Campo Ascolano, në jug të Romës, pasi një pajisje shpërthyese u vendos nën makinën e gazetarit dhe prezantuesit të emisionit investigativ “Report”, Sigfrido Ranucci. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në makinën e gazetarit, mjetin tjetër të familjes si dhe fasadën e jashtme të banesës ku jeton. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. Sipas deklaratës së publikuar nga programi “Report” në rrjetet sociale, shpërthimi ishte aq i fuqishëm “sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte aty pranë në atë moment”. Gazetari Ranucci, i cili foli për gazetën Corriere della Sera pak pas orës 2 të mëngjesit, tha se vajza e tij kishte parkuar makinën vetëm 20...