No Image Available

“Pse më pe?”, zbardhet plagosja te parkimi i qendrës tregtare në Tiranë, autori në kërkim, pranga të vëllait

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në parkimin e qendrës tregtare “Megatek”, ku dy të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me armë zjarri dhe sende të forta. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur Fabjo Arifaj, i cili u qëllua në këmbë me armë zjarri, dhe Grisjan Latifaj, që u dëmtua me sende të forta. Në pranga ka rënë Josif Mena, i cili rezulton të jetë pronari i automjetit me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Ndërkohë, vëllai i tij, G. M., 32 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri vijon të jetë në kërkim. Gjatë kontrollit në automjetin e përdorur nga autorët, u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e tyre është sekuestruar arma...