Ministria e Financave synon të shtojë përdorimin e obligacioneve afatgjata në huamarrjen e brendshme

Ministria e Financave synon të shtojë përdorimin e obligacioneve afatgjata në huamarrjen e brendshme

Ministria e Financave synon të rrisë më tej peshën e instrumenteve afatgjata në strukturën e borxhit të brendshëm, me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson se niveli ekzistues i borxhit dhe struktura e përcaktuar e pagesave vjetore të principalit gjenerojnë nevojën për rifinancim në shuma vjetore deri në 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Rreth 90% e këtyre shumave i korrespondon borxhit të brendshëm, me përjashtim të viteve kur ka maturime Eurobondi.Në këtë aspekt, vlerësohet si i nevojshëm vazhdimi i masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj këtij risku, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm, nëpërmjet uljes graduale të financimit...