Banorët e Gjergjanit vendosin prioritetet e zhvillimit në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje

Banorët e Gjergjanit vendosin prioritetet e zhvillimit në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje

Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje, një nga nismat më të rëndësishme të përfshirjes qytetare në vendimmarrje, ka vijuar në njësinë administrative Gjergjan, ku pjesëmarrja masive e banorëve tregoi për përgjegjësinë dhe besimin e tyre ndaj këtij procesi. Në takim morën pjesë kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, deputetja Evis Kushi, si dhe kryetari i Njësisë Administrative Gjergjan, të cilët bashkëbiseduan me banorët për problematikat e zonës dhe vendosën së bashku prioritetet për investimet e ardhshme. Kryetari i njësisë bëri një përmbledhje të punëve të realizuara gjatë vitit, mes të cilave u përmendën, asfaltimi i rrugës Muriqan – Gjergjan, ndërhyrje në infrastrukturën rrugore në fshatin Thanë, sistemime dhe asfaltime në fshatin Gjergjan, punime për rrugën Kodër Bujaras – Bujaras. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Gledian Llatja...