Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të njohur! Dyshohet për atentat

Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të njohur! Dyshohet për atentat

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë natës në qytetin Pomezia, pranë Romës, ku makina e gazetarit të njohur italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ “Report”, dhe ajo e vajzës së tij, janë përfshirë nga flakët pas një shpërthimi, raporton TgCom24.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Lajmin e ka konfirmuar vetë Ranucci përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dy eksplozivë kanë shkatërruar automjetet e parkuara para shtëpisë sime në Campo Ascolano, në periferi të Romës. Shpërthimet ishin aq të forta sa tronditën të gjithë lagjen”, shkroi vetë gazetari. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e karabinierisë, njësia kundër terrorizmit dhe...