Deputeti i ri demokrat që bëri diferencën në seancën më të fundit

Deputeti i ri demokrat që bëri diferencën në seancën më të fundit

Një prokuror me dritëhije, Arjan Ndoja, shënjestër e një atentati mafioz vite më parë, tashmë deputet i PD-së, ka befasuar me një lloj etike ndërsa foli në foltoren e parlamentit, duke u prezantuar si person që bën diferencën në këtë aspekt. Mes rreshtash, ai u shfaq kritik dhe ndaj kolegëve të tij demokratë për mungesë etike, njëherësh duke adresuar një kritikë ndaj kundërshtarëve politikë. “Mua nuk më keni parë t’i bie tavolinave, nuk keni për të më parë ndonjëherë t’i bie tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim. Ju bëj thirrje, edhe ju zoti Balla, mos e etiketoni të gjithë grupin parlamentar se nuk është e sjellshme. Një pjesë e grupit të PD-së, që është pjesa më e madhe, duan...