“Babi, pse je kaq i zemëruar në statujë?!” Henry iu tregon fëmijëve përjetësimin e tij para “Emirates”

“Babi, pse je kaq i zemëruar në statujë?!” Henry iu tregon fëmijëve përjetësimin e tij para “Emirates”

17 Tetor 2025 7:40 Alfred Lleshi Për tifozët e Arsenalit, Thierry Henry është një legjendë e gjallë. Ish-sulmuesi francez ka pasur rastin të tregojë për dy fëmijët e tij, Tatiana (10 vjeçe) dhe Gabriel (8), statujën që e portretizon para “Emirates Stadium”, moment i kapur nga kamerat e “Paramount+”. Pak lojtarë mund të krenohen me një statujë para stadiumit ku shkruan historinë e tyre, Henry është ndër ta. Statuja e bronzit e shfaq francezin në njërën nga festimet ikonike; rrëshqitje në gjunjë pas golit kundër Tottenham më 2002. Fëmijët e vegjël pyetën për shprehjen serioze të statujës, teksa Henry me buzëqeshje u përgjigj: “Isha i zemëruar atë ditë…, po luanim kundër Tottenham, ekip i cili nuk më pëlqen”. Statua e Henry, golashënuesi më i madh...