Mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

Mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta mbarëkombëtare do të zhvillohet në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej”.  Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.  Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj.  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e...