Protesta për UÇK në Tiranë, ish deputeti: Tubimi po ndodh në kohën e duhur

Protesta për UÇK në Tiranë, ish deputeti: Tubimi po ndodh në kohën e duhur

Nesër, më 17 tetor, në ora 17:00, sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës. Hisen Berisha, ish-deputet i PDK-së, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, tha se ky tubim në Tiranë po ndodh në kohën e duhur. Ish-deputeti e cilësoi atë si një tubim me peshë emocionale dhe morale në mbështetje të drejtësisë. Berisha u shpreh se protesta po vjen në një moment të rëndësishëm, kur po jepen dëshmitë në proces dhe pritet një vendim gjatë vitit të ardhshëm. Sipas tij, në aspektin ligjor ndikimi i drejtpërdrejtë është i kufizuar, por në planin moral ka vlerë të madhe. Pjesë nga intervista:...