Rilindja e “Asllan Rusit”, Rama: Pallati i Sportit do të kthehet në shtëpinë e garave europiane

Rilindja e “Asllan Rusit”, Rama: Pallati i Sportit do të kthehet në shtëpinë e garave europiane

Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të rilindë plotësisht. Shpallja e fituesit të Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, u bë pas prezantimit të projekteve të gjashtë studiove finaliste përpara jurisë ndërkombëtare. I pranishëm në aktivitet ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se synohet që Pallati i Sportit të kthehet në shtëpinë e garave europiane. “Ky Pallat Sporti që shpresoj ta realizojmë në një kohë të arsyeshme do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta eurpiane”, u shpreh Edi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh optimist se “Asllan Rusi” do të mirëpresë finalet e Supërkupes Europiane në basketboll...