Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Alibeaj: Dumani e ka ngritur shumë lart “stekën” e SPAK, pasardhësi duhet të jetë në lartësinë e detyrës
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar punën e bërë nga Altin Dumani në krye të SPAK. Alibeaj tha se Dumani ka ngritur shumë lart stekën dhe ai që do ta pasojë do të duhet të punojë po aq mirë, ose edhe më mirë, nëse nuk do të prishë imazhin e vet personal apo atë të institucionit. Pjesë nga biseda: Borakaj: Duhet të rikandidonte Dumani? Alibeaj: Unë nuk jam me idenë e personalizimit të pushtetit. Ajo që ka bërë Dumani nuk e ka bërë asnjë prokuror më parë, dhe nuk ka për ta bërë ndonjë nga ata që do vijnë. Ishte i pari që u përplas direkt me ish-kryeministër, zv.kryeministër, ish-presidentë, kryetarë parlamenti....