Homazhet për ish-kryeministrit kenian, policia qëllon për të shpërndarë turmën, tre viktima

Homazhet për ish-kryeministrit kenian, policia qëllon për të shpërndarë turmën, tre viktima

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në Nairobi, Kenia, pasi policia hapi zjarr dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e mëdha që ishin mbledhur për t’i bërë homazhe ish-kryeministrit kenian Raila Odinga. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Vocal Africa, trupat e tre viktimave janë dërguar në morgun kryesor të qytetit, ndërsa mediat lokale raportojnë për një viktimë të katërt. Ende nuk është konfirmuar nëse policia përdori municion të vërtetë apo plumba gome, megjithatë Vocal Africa deklaroi se të ndjerët kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Incidenti ndodhi në Qendrën Ndërkombëtare Sportive Moi në lagjen Kasarani të Nairobit, ku mijëra qytetarë ishin mbledhur për të parë arkivolin me trupin e Odingës, i cili vdiq...