Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Çfarë ndodh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 31 tetor? Sefa: Veliaj mbetet kryetar Bashkie në burg. Alibeaj: Vendos fatin e 60-të bashkive të tjera
Gjykata Kushtetuese do të shprehet më 31 tetor për “fatin” e Erion Veliajt. Të ftuarit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus kanë komentuar se çfarë do të ndodhë pas 31 tetorit. Avokati Endrit Sefa u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Begajt, atëherë Veliaj mbetet kryetar bashkie në burg, dhe nga qelia do të shkarkojë të gjithë nënkryetarët e Ramës. Ndërkohë, ish-deputeti Alibeaj theksoi se ky është një moment delikat, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të vendosë edhe të ardhmen për 60-të bashkitë e tjera. Pjesë nga biseda: Borakaj: Nëse më 31 tetor Gjykata Kushtetuese vendos se ky shkarkim ka qenë i padrejtë? Sefa: Dekreti është i pavlefshëm. Borakaj: Çfarë ndodh me Bashkinë? Sefa: Vijon Veliaj...