“U dhunova nga ushtria izraelite”, aktivistja e njohur Greta Thunberg tregon provat tronditëse

“U dhunova nga ushtria izraelite”, aktivistja e njohur Greta Thunberg tregon provat tronditëse

Aktivistja e njohur, Greta Thunberg, ka rrëfyer për herë të parë përvojën tronditëse gjatë pesë ditëve të ndalimit nga ushtria izraelite, pasi u kap në anijen humanitare për Gazën. Në një intervistë ekskluzive për gazetën suedeze Aftonbladet, ajo ka treguar se si është fyer, abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht nga forcat izraelite. Sipas Thunberg, një valixhe e saj e kuqe ishte bërë objekt talljeje dhe urrejtjeje, e mbuluar me vizatime fyese intime, përfshirë një flamur izraelit. “Ushtarët izraelitë ma përsëritnin këtë fjalë pa pushim. Më fyenin, më godisnin me grushte dhe me shkelma, më bënin foto pa lejen time, thjesht sepse mundeshin. Ishte një mungesë totale e ndjeshmërisë njerëzore”, ka treguar ajo. Thunberg, e cila u arrestua së bashku me anëtarët e tjerë të anijes humanitare...