Europa dixhitale në radhë: Sistemi i ri kufitar EES kthehet në makth për udhëtarët

Europa dixhitale në radhë: Sistemi i ri kufitar EES kthehet në makth për udhëtarët

Një skenë që po përsëritet në çdo aeroport: udhëtarë që shtrihen në radhë të gjata, oficerë kufiri që shpjegojnë me zë të lodhur një sistem të ri digjital që “nuk është shumë i shpejtë”, dhe njerëz që humbasin fluturime pasi qëndruan me orë të tëra për t’u regjistruar. Ky është realiteti i ditëve të para të Entry/Exit System (EES), sistemi i ri elektronik që Bashkimi Europian ka vënë në zbatim për të regjistruar hyrjet dhe daljet e qytetarëve nga vendet jo anëtare të BE-së. Që nga 12 tetori 2025, çdo person që hyn në zonën Schengen për turizëm apo punë, duhet të japë gjurmët e gishtave dhe një foto biometrike, të cilat ruhen për tre vjet në një bazë të dhënash europiane. Në teori, është një sistem modern...