“Punonjësit e AKEP-it përgjuan BKH dhe SPAK”, gazetari zbulon dy lajmet që na dha Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve

“Punonjësit e AKEP-it përgjuan BKH dhe SPAK”, gazetari zbulon dy lajmet që na dha Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve

Gazetari Xhevahir Zhabina, duke folur për raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve tha se dy ishin çështjet kryesore ku u ndal Dumani. Ai deklaroi se këto dy çështje shkonin përtej retorikës dhe ishin informacione të panjohura. E para sipas tij ishte lajmi se fondet e IPARD po hetohen për grup të strukturuar kriminal. E dyta kishte të bënte me zërat se punonjës të AKEP-it kishin përgjuar strukturën e famshme, që do të hetonte krimet zgjedhore, me anë të një pajisje që përgjonte oficerët e BKH-së dhe punonjësit e SPAK. “Dumani mbrohej më shumë nga mazhoranca që sa mirë ke punuar dhe sa mirë i ke bërë këtij vendi. Mendoj se prodhoi dy lajme raportimi i Altin Dumanit. Ai dha lajm...